Report TV - Lobimi rus, Balla: Basha të tregojë se ku i ka gjetur paratë

  • 6 years ago
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat i ka kërkuar Lulëzim Bashës dhe Partisë Demokratike të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e ?Çadrës së Republikës së Re?.
Ai tha se ?burimet e errëta të atij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij, të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm?, u shpreh Balla.

Pak ditë më parë pas investigimit gazeta amerikane ?Mother Jones? zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia.

Recommended