Lobimi i PD, Dashamir Shehi në '45 Minuta': Basha të tregojë transparencë

  • 6 years ago
I ftuar në studion ?45minuta? të gazetarit të Report Tv Denis Minga, kreun e LZHK Dashamir Shehi, i cili flet për debatin në Kuvend për kafshatën.
Ai flet për aksionet që ndërmerr Edi Rama dhe që i quan "reforma". "Ai së bashku me administratën e tij nuk respekton ligjin dhe shtetin". shprehet Shehi.
Ndërsa përsa i përket çështjes së lobimit rus për PD, aleati i PD kërkoi që Lulzim Basha të japë llogari dhe të jetë transparent.

?Kemi rritje të varfërisë, po të ishte për tu përmirësuar do të ishim më mirë, nuk po flasim për tu bërë të pasur por për të dalë nga varfëria. Në 5 vjet qe veria Rama ka përmirësuar 3 %, por sa duhet të rrijë Edi Rama në qeverisje qe të na përmirësojë? 40 apo 60 vjet?
Azia është përmirësuar 15 %, ndërsa Shqipëria në mes të Europës nuk ka përmirësim. Para 10 viteve kemi bërë 1 studim me disa sindikata, nga duhen 15,600 lekë për frymë, po e indeksoj po them 170, pra 130 euro për person. Ky është minimumi jetik që i duhet një individi në Shqipëri, por është një shifër e papërfallueshme, sepse mundësitë tona ekonomike nuk e përballojnë. Qe do të thotë që një pjesë e popullëisë do vazhdojë të jetojë në varfëri. Nuk ka si del nese nuk ka punë apo zhvillim ekonomik, nuk e nxjerr dot as qeveria.

Recommended