RTV Ora – "Lobimi", Basha 90 minuta në Prokurori: PD nuk ka shkelur asnjë ligj

  • 5 years ago
#rtvora
Kryetari i PD ka akuzuar prokurorinë se po i bindet axhendës së kryeministrit Edi Rama duke thërritur zyrtarët e Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka qëndruar më shumë se një orë në zyrat e akuzës ku është përgjigjur në lidhje me dijeninë që mund të ketë për kontratat e lobimit të PD në SHBA. Për mediat ai shprehet se gjithçka është politike dhe se në letërporositë e ardhura prej Skocisë dhe Amerikës nuk rezulton asnjë shkelje. Por vetë prokuroria ka reaguar duke deklaruar se ka zbuluar shkelje.

Pas refuzimit të enjten për tu paraqitur në prokurori, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht thirrjes të organit të akuzës, për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet për financimet e fushatës së PD-së në Amerikë.

Pasi ka qëndruar për mëse një orë në zyrën e prokurorit Gjergji Tako, Basha në dalje deklaroi se ishte thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Sipas tij çështja ka nisur me kërkesë të PD për formularët e paraqitur në KQZ. Prej prokurorisë kërkoi që të zbardhë përgjigjet e letër-porosive të ardhura nga Amerika dhe Skocia.

Basha: Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit.

Hetimi i hapur prej 1.5 viti bëhet mbi bazën e nenit 190 për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ.

Pra çështja që po hetohet me kërkesë të PD është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat për të cilat është investuar qeveria, e cila e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike. Ka një vit e gjysmë që ka nisur hetim.

Basha kërkoi që Prokuroria të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britani.

Basha: Ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britani, të cilat vërtetojnë se as PD dhe asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj. I kemi kërkuar prokurorisë dhe ju nxis ti kërkoni ti bëjë publike përgjigjet të ardhura nga SHBA dhe Britania.

I thirrur për hetimin për lobimet ka qënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, i cili deklaroi se kishte të njëjtin qëndrim si dhe kryetari Basha.

Në prokurori për hetimet u paraqiten edhe financier i PD-së Ilir Dervishi si dhe ish sekretari i përgjithshëm Arben Ristani. Për Bashën thirrja e zyrtarëve demokratë është bërë në bazë të një axhente politike të Edi Ramës. Pas kësaj ka reaguar edhe Prokuroria e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat organ i akuzës i kryeqytetit zbulon dy letër porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin në këtë vlerë të madhe duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh. Sipas Prokurorisë në aktet e ardhura nga letërporositë, rezultojnë në mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara. Madje në deklaratë thuhet se kjo nënkupton se subjekti...

Recommended