RTV Ora - "Lobimi", Basha 90 minuta në Prokurori: PD nuk ka shkelur asnjë ligj

  • 5 years ago
#rtvora
Për 90 minuta kreu i PD, Lulzim Basha ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për kontratën e lobimit të PD me disa kompani amerikane në nëntor të vitit 2017.

Në përfundim të marrjes në pyetje, Basha tha se bëhet fjalë për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ. Një hetim i nisur me kërkesë të PD, ndërsa theksoi se qeveria e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike,

Basha: Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit.

Hetimi i hapur prej 1.5 viti bëhet mbi bazën e nenit 190 për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ.

Pra çështja që po hetohet me kërkesë të PD është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat për të cilat është investuar qeveria, e cila e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike. Ka një vit e gjysmë që ka nisur hetim.

Basha kërkoi që Prokuroria të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britani.

Basha: Ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britani, të cilat vërtetojnë se as PD dhe asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj. I kemi kërkuar prokurorisë dhe ju nxis ti kërkoni ti bëjë publike përgjigjet të ardhura nga SHBA dhe Britania.

Prokuroria nisi verifikimet për kontratën e lobimit të PD me disa kompani amerikane në nëntor të vitit 2017.

Objekt i këtij verifikimi është sqarimi i burimit të financimit për këto kontrata dhe skanimi i tyre për të parë nëse transaksionet kanë qenë të rregullta ligjërisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-paraqitet-ne-prokurori-dosjen-e-lotimit-ne-shba

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended