Report TV -Basha te vilat e 'oligarkëve'/ Spiropali: Luli të tregojë kontratat
  • 4 years ago
TIRANE-Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë Elisa Spiropali ka reaguar pas zhvendosjes së kryetarit të PD-së Lulzim Basha nga pallati ku banonte te vilat e 'oligarkëve'.

Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit
Lulzim Basha u ankua se historia e dy vilave të tij na qenka sajuar nga qeveria. Tani, imagjinoni Edi Ramën, a kë të doni nga radhët tona, që thotë më zuri frika nga tërmeti dhe ika mora dy vila me qira në një nga zonat më të shtrenjta të Shqipërisë. Parafytyrojeni vetë tani se çfarë cikloni balte do të kishte rënë mbi Shqipëri dhe çfarë do kishin nxjerrë nga grykat tërë murtajat e opozitës, duke nisur nga gryka e Lulzim Bashës. Por më e bukura është se askush nga qeveria, por as nga Partia Socialiste s?ka thënë akoma asgjë për dy vilat e Lulzim Bashës, ndërkohë që Lulzim Basha akuzon qeverinë, se e ka sajuar këtë histori.
Recommended