Top News - “Fake News” i mbetjeve, Balla: Luli Basha të kërkojë falje

  • 4 years ago
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha t?u kërkojë falje shqiptarëve për lajmin e rremë për konteinerët me mbetje të rrezikshme nga Italia në Shqipëri, i cili u zbulua nga Anti-mafia italiane.


Balla ka publikuar në rrjetin e tij social një video të vitit 2017 ku nga çadra e ngritur në boulevard para kryeministrisë Lulzim Basha akuzonte kryeministrin Edi Rama se ka lejuar të futen në Shqipëri në mënyrë të fshehtë 1300 kontenier me mbetje të rrezikshme.

?Luli Basha duhet t?i vijë turp dhe tu kërkojë falje shqiptarëve që u bë tyta e ?Fake News?-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri. Anti-mafia italiane zbuloi skemën e turpshme!?, shkruan Taulant Balla.

Kujtojmë se anti mafia italiane ka arrestuar para pak ditësh ish-senatorin italian Sergio de Gregorio pronarin një portali italian ?Pianeta Italia News? që trazoi politikën shqiptare me lajmin se 1400 kontenierë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t?u groposur. Prokuroria e vendit fqinj zbulon skandalin se kush fshihej mbrapa duke arrestuar tetë persona. Prokuroria italiane nga hetimet që ka bërë ka zbuluar se pas skandalit qëndron këshilltari i presidentit të sotëm Ilir Meta, Ilir Kulla ?Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit? të Ilir Metës deklaron anti-mafia italiane.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FakeNews#TopChannel

Recommended