Ndoka: Basha të hetohet për vilat luksoze, por çdo gjë është e pastër si drita e diellit
  • 4 years ago
TIRANË- Takimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në rrethe në kuadër të "Rrugëtimit për Shqipërinë", nuk janë thjesht biseda me qytetarët, por një parapërgatitje për zgjedhje të parakohshme. Në studion e Report Tv, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se opozita është në fushatë zgjedhore, ku po shpalosë platformën e saj, me argumentin se kjo është një kërkesë e ndërkombëtare, edhe pse këta të fundit nuk kanë dalë publikisht me një qëndrim të tillë.Ai ka pasur edhe një koment, për akuzat e bëra ndaj kryedemokrati Basha për zhvendosjen në një nga vilat në kompleksin luksoz "Long Hill". "Ne kemi një kontroll për pasurinë tonë, mund të hetohet për çdo lloj lëvizje në sistemin financiar. Nuk ka asnjë pengesë, çdo gjë është e qartë si drita e diellit", tha Ndoka.
Recommended