Ora News - Taksa progresive varfëroi shqiptarët, Tabaku: Ramës i ra karta që e solli në pushtet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzoi sërish sot qeverinë se po varfëron shqiptarët. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat tha se raporti i BB-së i rrëzoi Ramës edhe kartën kryesore më të cilën erdhi në pushtet: se me taksën progresive, 97 përqind e shqiptarëve do të paguajnë më pak.

Tabaku: Banka Botërore konfirmon se taksa progresive ka varfëruar më shumë shqiptarët edhe pse paguajmë 2 miliardë dollarë taksa më shumë.

Në studimin e fundit të Bankës Botërore konfirmohet se ajo që socialistët e quajtën bekim për shtresën e mesme dhe për të varfërit, është kthyer në mallkim. Studimi i Bankës Botërore argumenton se sistemi aktual i taksave në Shqipëri për të ardhurat personale, nuk e zvogëlon hendekun social dhe as nuk shpërndan të ardhurat në mënyrë efiçente.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i të varfërve që jetojnë me më pak se 2.5 USD në ditë është rritur me rreth 7 mijë si rezultat i taksës progresive. Por, sipas Bankës Botërore, efektin më të madh negativ kjo taksë e ka pasur tek individët apo familjet që jetojnë me 4 USD në ditë, duke prodhuar edhe më shumë varfëri tek ata të cilët e ndjejnë më shumë rritjen e taksave.

E vërteta është se, që kur Edi Rama erdhi në pushtet, taksa progresive ka varfëruar akoma më shumë të varfrit, ndërsa shqiptarët paguajnë më shumë taksa.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/taksa-progresive-varferoi-shqiptaret-tabaku-rames-i-ra-karta-qe-e-solli-ne-pushtet

Recommended