Report TV - Lefter Maliqi:Sot po i bëni gjyqin politik njeriut që iu solli në pushtet në 2013

  • 5 years ago
Deputeti i opozitës së re në parlament, Lefter Maliqi, e ka cilësuar ?gjyq politik?, seancën e sotme në Kuvend, për ngritjen e Komisionit Hetimorë, për shkarkimin e Presidentit Meta.

Nga foltorja e Kuvendit, Maliqi tha se e gjithë është një farsë, dhe se ?sot i bëni gjyqin politik një njeriu që iu solli në pushtet në 2013.?
?Sot një farsë dhe një gjyq politik, ju dëgjuat kryeministrin, që sot është i pakicës, pas zgjedhje të 30 qershorit. Sot ai foli me ëndrrën e tij prej një diktatori dhe i bën gjyqin politik presidentit dhe nuk ka më turp e skandal se sa ju që sot i bëni gjyqin politik një njeriu që iu solli në pushtet në 2013, e qe ju i luteshit naten me ngjala. Duhet të kuptojmë që nuk ka gjë më të keqe se mosmirënjohja, Meta ka qenë kryeministri këtyre, në 2007 i dha bashkinë, ky i rrinte mbrapa kur ishte kryeministër. Shqiptarët tashëm janë 6 vite mbrapa sepse ka një varfëri, lidhje me krimin. Komisionin do ta drejtojë Ulsiu që na nderoi me Dibrën. U bëj thirrje deputetëve të opozitës së re, të shohim si do votojnë sot se herën e kaluar thanë se nuk do votojmë. Koha është sot për rrëzimin e kësaj qeverie, është turp kush po na drejton e kush po e udhëheq këtë popull?, tha Maliqi.

Recommended