Tabaku: Qeveria vrau biznesin me taksa
  • 4 years ago
Teksa qeveria miratoi në parlament buxhetin për vitin 2020, demokratët kanë zbritur në terren dhjetë grupe pune, për t?u konsultuar me biznesin, në funksion të programit ekonomik që do të paraqesin në fillim të muajit Janar.

Në njësinë administrative nr 10 në kryeqytet, anëtarja e kryesisë, ish-deputetja Jorida Tabaku tha se shqetësimi kryesor për biznesin janë taksat e larta dhe rënia e konsumit. Sipas Tabakut ekonomia shqiptare po kalon një dimër të madh dhe përmes ofertës së Partisë Demokratike synohet rimëkëmbja e saj.

Demokratët propozojnë vendosjen e taksës së sheshtë në nivelin 9%. Për të nxitur biznesin propozohet të formalizohet rritja e nivelit të xhiros për biznesin e vogël, nga 2 milionë në 14 milionë lekë dhe rregullim me ligj të sjelljes së tatimorëve.

Tv Klan
Recommended