Buxhuku: Qeveria e pafuqishme për ta ndihmuar biznesin në kohë krizash, shkak politikat e gabuara

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Në një intervistë për Ora News, kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku u shpreh se ekonomia shqiptare ka treguar se është e pafuqishme për ta mbështetur biznesin dhe qytetarin shqiptar në kohë krizash.

Ai duke folur për kredinë sovrane, tha se nëse nuk do të ekzistonte një filtër nga bankat, atëherë paratë e pakta që janë në dispozicion, do të shpërdoroheshin, duke rënë në duart e bizneseve që e kanë të pamundur që t?i kthejnë.

Gjergj Buxhuku: Formula që ka gjetur qeveria për të ndarë riskun me bankat, e ka vështirësuar konkurrimin e biznesit për të fituar, por ekonomia shqiptare ka treguar se është e pafuqishme për ta mbështetur biznesin dhe qytetarin shqiptar në kohë krizash. Nëse nuk do të kishte një ndarje risku me bankat, të mos ishte filtri i bankave, atëherë do të eksitonte rreziku që kjo kredi të shpërdorohej, duke përfunduar në duart e bizneseve që do ta kishin të pamundur për ta rikthyer. Këto janë para të taksapaguesve.

Kredia sovrane e qeverisë tregon pafuqinë e ekonomisë shqiptare që prej kohësh është e rrëzuar përtokë dhe kuptohet që përgjegjës për këto janë menaxhimet e qeverisë, ku kemi ardhur në një pikë që jemi të pafuqishëm për të ndihmuar biznesin në kohë pandemie.

Për Buxhukun, ekonomia shqiptare ka vite që është në vështirësi për shkak të politikave të gabuara që ka ndërmarrë qeveria.

Gjergj Buxhuku: Biznesi shqiptar ka pasur kohë që ka qenë në vështirësi, ekonomia shqiptare ka qenë prej vitesh në vështirësi. Qeveria ka vendosur paketa ndihme më të voglat në rajon edhe në raport me vende me PBB më të vogël se vendi ynë. Duhet të përmendim faktin se një biznes i dobët ka nevojë për mbështetje të madhe financiare, por që qeveria e ka të pamundur ta japë për shkak të politikave të gabuara që ka ndërmarrë.

Shqipëria ka nevojë që në këtë momente t?i përdorë me sa më shumë efektivitet burimet e pakta financiare që ka. Është e qartë se kategori të gjëra të biznesit nuk do të përfitojnë nga këto ndihma të vogla, por e rëndësishme është që të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë që të mos gjendemi kaq të pafuqishëm përballë situata të tilla, si Covid-19 dhe tërmeti.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/buxhuku-qeveria-e-pafuqishme-ta-ndihmuar-biznesin-ne-kohe-krizash-shkak-politikat-e-gabuara

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended