Report TV - Tabaku: 1.7 mld € të keqpërdorura me qëllim nga qeveria, e fakton KLSH
  • 5 years ago
Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë Rama se është e lidhur ngushtë me korrupsionin.

Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Tabaku e ka cilësuar si "qeveri kampione e korrupsionit" e ndërsa ka publikuar disa shifra, sipas së cilës, shërbejnë për të vërtetuar paratë e keqpërdorura me qëllim nga qeveria.

"Së fundi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pambledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve", tha Tabaku.

Fjalën e saj, Tabaku e mbylli duke thënë se Partia Demokratike ka gati një plan për të nisur një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.
Recommended