Report TV - Situata në Kakavijë/ Meta: Ka të bëjë me përgjegjësitë e paushtruara nga qeveria

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta ka bërë fajtore kryesore qeverinë për situatën e krijuar në Kakavijë. Ai e nis me një falje që u kërkon qytetarëve, teksa thekson se qeveria duhet t'u subvencionojë paratë për bërjen e testit. 

"Ditët e fundit të gjithë jemi tronditur nga situata e jashtëzakonshme humanitare që u krijua në Kakavijë, ku mijëra emigrantë dhe shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar, u lanë me ditë të tëra të braktisur dhe në kushte tejet të vështira. Kam qenë gjithmonë dhe vazhdoj të mbetem bashkëpunues me qeverinë, për t?u bërë pjesë e sensibilizimit e duke vepruar dhe apeluar vazhdimisht mbi përgjegjësinë që secili duhet të marrë për të kapërcyer së bashku, me sa më pak kosto, situatën e pandemisë COVID-19 në Shqipëri.

Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptarendaj shtetasve të saj. Ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, qeveria gjen justifikimet duke drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit ndërkohë që është përgjegjësia e saj parësore të marrë të gjitha masat dhe të kujdeset në kohën e duhur për për shtetasit e saj.

Çfarë informacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve që udhëtojnë jashtë vendit dhe në mënyrë të veçantë atyre që udhëtojnë për në Greqi? Çfarë paralajmërimesh dhe parashikimesh në kohën e duhur ka bërë qeveria shqiptare? A ka patur ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme mbi kuotën e leje kalimit prej 700 personash në ditë? Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin.

Recommended