Report TV - Bylykbashi: PS-ja u tërhoq nga qëndrimet e Ramës, s'heqim dorë nga qeveria kujdestare
  • 4 years ago
Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se shumica, pra Damian Gjiknuri u tërhoq nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme, që rrëzonte kushtin kryesor të opozitës për qeveri kujdestare. Bylykbashi u shpreh se PD-ja nuk heq dorë nga kërkesat e saj me qeverinë transitore në krye.

'Edi Rama bëri një tentativë për procesin politik dhe teknik. Ne i bëmë të qartë PS-së që kushtet që kemi vendosur me propozimet tona, janë aty, nuk tërhiqemi nga ato, jo vetëm kërkohet vullnet politik që e garanton qeveria transitore dhe Rama në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi të marrë administratën zgjedhore duke emëruar militantë të veshur si të pavarur nga administrata, po ashtu edhe kolegjin zgjedhor për të vënë vulën.

Opozita jo vetëm nuk do të çedojë në të gjitha garancitë që ndërvite i janë dhënë procesit dhe opozitës, por do i shtojmë garanci të tjerë, që do ta bëjnë më të vështirë manipulimin. Por vullnetin politik e garanton vetëm një qeveri transitore. Shumica u tërhoq nga ato qëndrime që dje Edi Rama bëri. Ai prononcim pikërisht në momentin që Këshilli po fillonte punën, ishte tentativë për ta nxjerrë nga binarët, se nuk i intereson produkti konsensual, do ta miratojë me ndryshimet e tij, që administrata të jetë e emëruar prej dhe tij dhe Kolegji që ti vendosë vulën. Sot debati ishte i fokusuar te kjo cështje, jo detajet e propozimeve konkrete, bëmë të qartë se cdo zgjidhje për administratën dhe kolegjin, s'ka për ti dhënë mundësi shumicës ta bëjë të vetën.
Recommended