Ora News - Bylykbashi: Listat zgjedhore po manipulohen nga bashkitë socialiste me urdhrin e Ramës

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në një prononcim për medias pas tryezës për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi i PD-së, u shpreh se opozita e bashkuar ka bërë propozimet e veta në këtë tryezë.

Bylykbashi tha se bashkitë socialiste, me urdhrin e Ramës, po manipulojnë listat zgjedhore duke regjistruar votues fiktivë.

Bylykbashi: Listat zgjedhore po manipulohen në mënyrë dramatike nga bashkitë socialiste me urdhrin e Ramës, për të fituar 800 mijë vota që i duhen kryeministrit, duke regjistruar votues fiktivë në karabinare pallatesh të papërfunduar, nëpër konteinera edhe nëpër lulishte, vetëm e vetëm, kandidatën që kërkon qeveria të jenë ata që fitojnë. Sot kuptuam qartë se qeveria nuk ka asnjë mas që zgjedhësit të votojnë aty ku banojnë, as nuk ka pajisur qytetarët me mjete identifikimi të vlefshme. Shumë shtetasve u ka skaduar dokumenti i identifikimit dhe në pamundësi ekonomike, do tu pengohet që të votojnë.

Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri i PS-së, u përgjigj se këto janë konsiderata politike dhe se ka personal më se të mjaftueshëm për aplikimet e ID-ve apo të pasaportave.

Gjiknuri gjithashtu tha se problemi i listave zgjedhore është problem i zgjidhur.

Gjiknuri: Këto janë konsiderata politike. Nga përgjigjet që u dha nga përfaqësues të ministrisë së Brendshme u tha që kapacitetet aplikuese shtrirëse janë më të mëdha që kanë qenë ndonjëherë në territorin e Shqipërisë. U tha që janë mbi 170 personel të angazhuar për të mirëpritur aplikimet për ID apo pasaporta. U kërkua nga PD një shifër që do të vijë zyrtarisht. Nëse është shifër e konsiderueshme kemi kohë të mjaftueshme për të bërë fushata të nevojshme të nxitjes për tu pajisur me ID. Problemi i listave është një problem i zgjidhur. Për herë të parë është pranuar që nuk ka dublime. Ka një sistem më të mirë të adresave dhe u tha që shumë adresa në 2013 ka qenë një numër 500 mijë adresa me kode të papërcaktuara, ky numër tashmë është reduktuar. Një gjë është e rëndësishme, asnjë njeri nuk mund të votojë dy herë në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bylykbashi-listat-zgjedhore-po-manipulohen-nga-bashkite-socialiste-me-urdhrin-e-rames

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended