Bylykbashi: Qeveria po saboton qëllimisht reformën zgjedhore

  • 7 years ago
Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po saboton qëllimisht reformën zgjedhore. Deklarata vjen nga bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm, Oerd Bylykbashi një ditë pasi kolegu i tij socialist, Taulant Balla tha se do të kërkojë shtyrjen me 60 ditë të tjera të punës së këtij komisioni për shkak të mbarimit të mandatit.

Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore: Edi Rama, kjo qeveri ka sabotuar në mënyrë të qëllimshme procesin e reformës zgjedhore vetëm e vetëm që të vijmë në këtë pikë ku janë dekretuar zgjedhjet, ka filluar procesi i hartimit të listave, procese të tjera zgjedhore dhe asgjë, si asnjëherë më pare, në qeverisjen e Edi Ramës nuk është bërë për reformën zgjedhore edhe pse zgjedhjet janë tek porta.

Bylykbashi i bëri thirrje maxhorancës që të shqyrtojë plarformën e depozituar nga demokratët që në 17 maj, si I vetmi dokument që sipas tij i jep zgjidhje problemit të zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore: Nëse platforma e paraqitur nga Partia Demokratike nuk merret në shqyrtim urgjentisht pa vonesa të mëtejshme nuk ka asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 Qershor të vitit të vjen. Prandaj ne do të insistojmë që kjo platformë të shqyrtohet dhe të trajtohet sa më parë.

Me qëllim shmangien e korrupsionit zgjedhor dhe shitblerjes së votës demokratët propozojnë votim elektronik dhe identifikim biometrik i zgjedhësve, si dhe financimin 100% të partive nga buxheti i shtetit. / TV KLAN

Recommended