Komisioneri europian kritik për reformën zgjedhore: Ka kthim pas, puna jonë po vihet në rrezik

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Shqipëria e vendet e Ballkanit Perëndimor ishin në fokusin e vizitës që Komisioneri Europian për Fqinjësinë e zgjerimin e Bashkimit Europian Oliver Varhelyi zhvilloi një ditë më parë në kryeqytetin italian Rome.

Komisioneri Europian mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Italian ku u ilustruan udhëzimet e Bashkimit Europian për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.

Për RTV Ora, kryetari i këtij komisioni parlamentar, deputeti Piero Fassino deklaroi se ?jemi në një fazë mjaft interesant të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, janë hapur negociatat me Serbinë e Malin e Zi, po hapen me Shqipëinë e Maqedoninë e Veriut, ka nisur dialogu mes Beogradit e Prishtinës për normalizimin e raportit mes tyre, e besoj se e gjitha kjo do të na lejojë të shpejtojmë procesin e integrimitme vendet e Ballkanit Perëndimor. Italia mbështet me këmbëngulje të fortë zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi është në interes të Europës, në interes të Ballkanit, në interes të Italisë.?

Mbi zhvillimet politike në Shqipëri, kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit italian shprehet se ?politika e brendshme e çdo vendi i është besuar forcave politike të këtij vendi e ajo që pritet nga Shqipëria është stabiliteti politik, zhvillimi ekonomik, përshpejtimi i reformës legjislative për të favorizuar procesin e integrimit. Kemi besim të plotë te qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama.?

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura në Parlamentin Italin, komisioneri europian Oliver Varhelyi mori pjesë në konferencën ?BE e Ballkani Perëndimor ? ku të pranishëm ishin përfaqësuesit diplomatik të këtyre vendeve në Romë si dhe ministri italian i Çështjeve Europiane Enzo Amendola.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/komisioneri-europian-kritik-per-reformen-zgjedhore-ka-kthim-pas-puna-jone-po-vihet-ne-rrezik/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv