Report Tv-Ankohen banorët: Në këtë rrugë bëjnë gara, po vihet në rrezik jeta e fëmijëve
  • 6 years ago
Pas aksidentit të mbrëmshëm në Fier ku dy të rinj humbën jetën pasi u përplasën për vdekje nga Amarildo Çalamani, vijnë dëshmi nga fshati Arapaj i Fierit.

Banorët thonë se segmenti rrugor ku dy kushërinjtë u përplasën për vdekje nga miku i tyre është problematik dhe shqetësues edhe për fëmijët e tyre, pasi në krah të rrugës së drejtë ndodhet shkolla. Ata thonë se në këtë rrugë nuk ka monitorim e sinjalizime, dhe kjo gjë iu jep shoferëve mundësinë të ecin me shpejtësi. Banorët apelojnë për ndihmë nga shteti.

?Është 2 km rrugë që është e gjatë dhe njerëzit bëjnë gara, nuk ka sinjalistike. Policia e Shtetit të vijë të bëjë kontroll. Këtu ka shumë trafik mjetesh, kemi probleme edhe me shkollën. Fëmijët s?kanë garanci të shkojnë në shkolla?,- shprehet njëri prej banorëve.

?Kemi një shkollë fillore në buzë të rrugës, rrezikohen fëmijët. Luajnë me njëri-tjetrin dalin në rrugë ata. Të bëhet muri rrethues i shkollës, të ketë një roje?,- shton një tjetër.
Recommended