Alarmi në "BOOM": Shkolla Bratilë Gramsh, vendi ku fëmijëve i rrezikohet jeta
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grupi i xhirimit të emisionit "BOOM" ka udhëtuar drejt fshatit Bratilë, pas disa telefonatave të mbërritura në redaksi për kushtet skandaloze ku zhvillojnë mësimin fëmijët e ciklit fillor.

Për shkak të degradimit të shkollës, Bashkia e Gramshit ka marrë një ambient me qira ku mund të zhvilojnë mësimin 6 nxënësit e një klase kolektive.

Ambienti që ka zgjedhur Bashkia për të vegjëlit është një shtëpi e braktisur e këtij fshati ku çdo pikë shiu që bie jashtë futet brenda, tavani në çdo moment rrezikon shembjen, ndërsa fëmijët ende nuk e kuptojnë tragjedine që mund të ndodhi në çdo moment.

#oranews #boom
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alarmi-ne-boom-shkolla-bratile-gramsh-vendi-ku-femijeve-i-rrezikohet-jeta
Recommended