Ora News - Erion Alibej mbetet në burg: Më kyçni në shtëpi, në qeli me rrezikohet jeta

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Erion Alibej, 34-vjeçari i arrestuar si porositës i dy ekzekutimeve në Elbasan, ka mohuar akuzat në Gjykatë. Në seancën për masën e sigurisë, ai kërkoi të kyçet në shtëpi, pasi pretendon se ne qelitë e burgut i kërcënohet jeta për shkak të hasmërisë. Por gjykata nuk e mori për bazë kërkesë.

Erion Alibej, i arrestuar si porositës i ekzekutimit të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të ndodhur në korrik të këtij viti ka mohuar akuzat në gjykatë.

Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë mbajtur në Gjykatën e Elbasanit, 34 vjeçari ka deklaruar se nuk ka njohje me Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën, dy të rinjtë që masakruan me thikë Regis Runajn.

Përballë gjyqtares Pajtime Fetahu, ai ka kërkuar masën e sigurisë ?arrest shtëpie? me argumentin se ne qeli i rrezikohet jeta për shkak të hasmërive që ka për shkak të së shkuarës.

Por gjykatësja pasi ka analizuar provat e paraqitura nga kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, ka vendosur ta mbyllë në qeli me masën e sigurisë ?arrest me burg?.

Para se të vihej në pranga si organizator dhe porositës i dy ekzekutimeve, Erion Alibej, ishte me masë sigurie ?arrest shtëpie? për një plagosje të ndodhur rreth tre vjet më parë.

Porosia e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Runajt nga 34-vjeçari Alibej dyshohet nga policia të jetë bërë për të marr hak për vrasjen e vëllait Endrit Alibej.

Ky i fundit u ekzekutua 30 dhjetorin e vitit 2018 në Bradashesh se bashku me Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Dyranay.

Të dy vëllezërit Endrit dhe Erion janë arrestuar më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar ?Cocash?.

Në Itali, operacioni u zhvillua nga drejtoria policisë në Asti, Itali, ku u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrasja-ne-elbasan-erion-alibej-sot-ne-gjykate-nen-masa-te-rrepta-sigurie/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended