Ora News - Vrasja e 46-vjeçarit në Fier: Burg për autorin, dhunuesit në shtëpi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Arrest me burg ishte masa e gjykatës së Fierit dha për 31 vjecarin Alionid Saliaj, që të shtunën vrau bashkëfshatarin Përparim Seati në Kasnicë të Patosit. Ndërsa vëllai e nip ii viktimës që akuzohen se dhunuan nënën e autorit të vrasjes, u lanë të lire me detyrim paraqitje!

Gjykata e Fierit la në qeli Alionid Saliaj, autorin e vrasjes së Përparim Seatit në Kasnicë të Patosit, ndërsa la të lirë dy të afërmit e viktimës që akuzohen se dhunuan nënën e 31 vjecarit!

Tre të akuzuarit u paraqitën në gjykatë me maska kundër rrezikut të infektimit nga koronavirusi, ndërsa séance u mbajt me dyer të mbyllura ashtu sic detyrojnë protokollet kundër përhapjes së virusit.

Përpara gjyqtares Olkeda Liçe, 31 vjecari Saliaj mësohet se ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër.

Pas shqyrtimit të provave të prokurorit, ajo vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj autorit të vrasjes dhe detyrim paraqitje Agron dhe Gazmir Seati!

Alionid Saliaj u rikthye kështu në qeli me pranga në duar, ndërsa vëllai dhe nip ii viktimës në shtëpi.

Përplasja mes dy familjeve me pasojë një të vdekur dhe një grua të moshuar të dhunuar për spital u shënua të shtunën në fshatin Kasnicë të Patosit.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, shkak për sherrin mes tyre ishte bërë pretendimi për një dynym tokë në një zonë ku asnjë prej tyre nuk kishte dokumenta.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/fier-vrau-46-vjecarin-me-thike-del-para-gjykates-autori/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended