Report TV - Aksidenti në Levan-Fier/ Gjykata le në burg shoferin Edmond Asllanin

  • 6 years ago
Fier-Gjykata e Shkallës së parë e rrethit gjyqësor të këtij qarku ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg", për Edmond Asllanin, 31-vjeçari që drejtonte makinën tip ?Benz? që u përplas me ?Audin? në aksin Levan-Fier, 3 ditë më parë.

Edmond Asllani, 31 vjeç, banues në Patos, mbetet në burg pasi Majlinda Troka, 27 vjeç, shtatzënë, humbi jetën në këtë aksident ndërsa vajza e saj 7 vjeçe u plagos rëndë bashkë me 7 persona të tjerë.

Mjeti tip ?Audi? ku po udhëtonteTroka, drejtohej nga vjehrri i saj, Astrit Troka. Nga hetimet paraprake rezulton se ishte mjeti tip ?Benz? që ka parakaluar duke u bërë shkak për aksidentin e rëndë.

Recommended