Stop - Fier, Stop e Fundjava bejne me shtepi te re familjen Buzarakaj! (08 mars 2019)
  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-135-sezoni-4/

Në fillim të muajit Shkurt emisioni ?Stop? transmetoi rastin e familjes së Migena Buzarakaj. Ajo jetonte me 4 fëmijët e saj nga 4 deri në 8 vjeç, në një dhomë të vetme me lagështirë, në fshatin Kashisht, liruar nga një i afërm.

Bashkëshorti kishte ndërruar jetë nga kanceri disa muaj më parë. ?Tani jam vetëm unë dhe 4 fëmijët e mi, sepse burri po bën tre muaj që ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Është shumë e vështirë. Nuk kam as shtëpi as asnjë gjë. Të rrish tek shtëpia e tjetrit është shumë e vështirë, por kur s?ke ku të fusësh kokën, kur s?ke ku të çosh fëmijët? Sikur të kisha një dhomë ku të fus kokën, sepse fëmijët i kam të sëmurë nga laringu. I bej aparatin në mëngjes dhe në darkë. Ngela dyerve të spitaleve, para një jave e kisha gocën e shtruar me ftohje. Dritares i kemi vënë plasmas sepse futet shiu brenda. Plasmasi bën zhurmë dhe këta tremben, por i gënjej ashtu siç di vetë. Ça do bëj? Do bëhem e fortë. Për momentin ne nuk kemi asnjë gjë për të ngrënë. (Fëmijët) kërkojnë të hanë. U them do të të bëjë mami më vonë, dale se mami ka këtë punën në dorë? i gënjej që të harrojnë. Se kur s?kam, ça do t?u jap, ky ishte fati jonë?, thoshte Migena një muaj më parë.

Emisioni ?Stop? dhe ?Fundjavë Ndryshe? u kthyen në Fier për të përuruar shtëpinë e re të Migenës dhe fëmijëve të saj, mundësuar nga një shqiptar nga Llojani i Kumanovës, ndërsa arredimi nga institucioni financiar FAF.

Arbër Hajdari, Fundjavë Ndryshe: Migena, kjo është shtëpia juaj. Është shtëpi e madhe dhe ne kemi menduar të jetë e madhe, që të mos jesh vetëm, por të jetosh me njerëzit e tu për shkak të fëmijëve. Apartamenti është i ri, tani do ju tregoj edhe dhomat e tjera. Këtu kemi bërë kuzhinën, atje është ballkoni, këtu është këndi i ngrënies. Shtëpia ka dy banja...
Recommended