RTV Ora - Gjergj Cukali mbetet në burg për vrasjen e ish-policit Arben Bilali
  • 5 years ago
#rtvora
Togat e zeza për rreth 2 orë kanë dëgjuar pretendimet e palëve dhe në fund vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij. Gjatë seancës, mësohet se Cukali nuk ka folur, ndërsa prokuroria provën më të fortë ka pasur ADN-në e gjetur në makinën e përdorur në vrasje por dhe përgjime telefonike.

Seanca u ndërpre për disa minuta me kërkesë të avokatit, për tu njohur me aktet e dosjes, për shkak dhe të kohës së shkurtër nga arrestime tek dalja para gjykatës.

I ashtuquajturi ?i forti i myslym shyrit?, Cukali u arrestuan natën e të enjtes në zonën e vasil shantos në kryeqytet, i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçarit Bilali.

Identifikimi i Cukalit mësohet se është bërë nga analizat e ADN-se te marra nga një shishe ujë gjendur në makinën e përdorur pas vrasjes së Bilalit.

40-vjeçari i arrestuar për ekzekutimin e 50-vjeçarit është një person i njohur për policinë, pasi është arrestuar për disa vepra penale, si trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Autori i dyshuar Cukali nuk ka qenë i vetëm në ekzekutimin e Bilalit, ndaj burimet sqarojnë se po punohet dhe për identifikimin e personave të tjerë.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 30 janarit të këtij viti, ku ish-polici, Bilali, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës.

Arrestimi i Cukali 4 muaj pas vrasjes- 40-vjeçari, i njohur ndryshe dhe si i forti i "Myslym Shyrit", u arrestua më 31 maj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-ish-policit-arben-bilali-gjergj-cukali-ne-gjykate
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended