Banorët e Zvicinës ankohen: Po ndërtohet rrugë mbi varre, po na shkatërrojnë eshtrat e të afërmve

  • 6 years ago
Ndërtimet pa lejë kanë prekur varrezat në kishën e Shën Triadhës në fshatin Zvirinë të Korcës. Një situatë alarmante për njërin prej fiseve të këtij fshati të cilët kanë ngritur shqetësimin se mbi eshtrat e të afërmve të tyre po ndërtohet një rrugë. Rrugë e cila po ndërtohet pa lejë dhe prek varrezat, ndodhet rreth e rrotull kishës së fshatit. Fisi Kinolli shqetësimin e ka ngritur në Report Tv duke treguar masakrën që po u bëhet trupave të ndjerë të të afërmve të tyre.

Ndërkohë që prej ditës së sotme këto ndërtime të rrugës janë ndërprerë nga Bashkia Maliq deri në gjetjen e një zgjidhje. Sipas banorëve, ata kanë biseduar me Mitropolinë e Korcës dhe me bashkinë e Maliqit për tu bërë të ditur shqetësimin e tyre.

Masakra në eshtrat e të ndjerëve në fshatin Zvirinë është ndaluar fillimisht në vitin 1985, e ndërsa kjo është hera e dytë që ky investim i paligjshëm po kryhet në to. Krahas thirrjes për zgjidhje të menjëhershme, banorët janë shprehur se do të vendosin vetë drejtësi mbi këtë cështje.

Recommended