Top News - Komisioneri europian i vë “vë vulën”: Këtë vit, do të ketë sezon turistik!

  • 4 years ago
Komisioneri Europian për çështjet Ekonomike Paolo Gentiloni këmbënguli se këtë vit, sezoni i pushimeve verore, do të hapet edhe pse me kujdes.


? Patjetër që do të kemi një sezon turistik gjatë verës, vetëm se me masa dhe kufizime të sigurisë,? i tha ai gazetës Süddeutsche Zeitung. Komisioni planifikon që të publikojë shumë shpejt udhëzimet për heqjen e kontrolleve kufitare brenda bllokut. Sipas një drafti të tij, ideja është që kufizimet kufitare së pari duhet të ngrihen mes zonave që kanë më pak raste, duke shmangur diskriminimin në bazë kombësie.

KE-ja gjithashtu do të rekomandojë masa mbrojtëse të tilla si distancimin fizik në hotele, restorante dhe transport. Ministri i Brendshëm Federal gjerman Horst Seehofer, urdhëroi javën e kaluar zgjatjen e kontrolleve kufitare me Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksemburgun dhe Danimarkën deri të premten.

Vetëm personat me një arsye të vlefshme mund të kalojnë. Kryeministri i landit të Rhein-Westfalisë, Armin Laschet, po bën thirrje qe pas të premtes, kontrollet në kufi të marrin fund. ?Më dhemb shpirti kur shoh që pengesat në Europë janë rikthyer përsëri,? tha ai për Süddeutsche Zeitung.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PaoloGentiloni#KE#TopChannel

Recommended