Ora News - Kodi Zgjedhor, Bylykbashi: Listat e hapura, lojë e Ramës për të hequr koalicionet
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


Në një intervistë me Skype për Ora News, ish-deputeti i PD dhe përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e opozitës sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor.

Sipas zyrtarit të selisë blu, procesi zgjedhor në vend ka nisur që më 6 shtator 2020 kur presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve ndaj dhe shtoi si, rregullat nuk mund të ndryshohen teksa loja ka nisur.

Për Bylykbashin, opozita i ka qëndruar marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i bën këto manovra vetëm për të hequr koalicionet.

?14 janari është instrumenti mbi të cilin u ngrit Këshilli Politik. Me kërkesë të SHBA, BE, dhe Mbretërisë së Bashkuar u bë ajo marrëveshje që përfundoi me atë të 5 qershorit. Ne i qëndruam marrëveshjjes. Ai që nuk i qëndroi 14 janarit dhe 5 qershorit ësjhtë Rama që tani refuzon drejtimit ndaj ODIHR për konsulencë dhe eks për një zgjidhjje të mjaftueshme për procesin zgjedhor, për koalicionet zgjedhore.

Nuk është gjyqtar, ODIHR është gardiani për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne rspektuam të gjithë procesin duke marrë pjesë edhe në këtë fazë. Ne u ulëm sërish për të treguar që jemi për zgjedhjer me standarte por nuk jemi aty për farsë. Ndryshimi i rregullave ku procesi zgjedhor ka filluar. Rregullat nuk ndryshojnë kur fillon loja. Pse duhet ODIHR? Për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.

Për çfarë po negocioni tani?

?Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Përsëritëm me shkrim që PS të pranonte e ti drejtoheshim ODIHR. Më pas dorëzuam edhe letrën me pyetjet për ODIHR. Ftuam PS ta draftonim bashkë këtë letër?, tha Bylykbashi.

Listat e hapura jo më pak se 85%?

?Një gjë duhet të jetë e qartë. Kur Rama solli ndryshimet kushtetuese ishte dashuruar papritur me listat e hapura dhe kjo për të shkuar te heqja e koalicioneve. Drafti i parë ishte për heqjen e koalicioneve, ndërsa tani nuk përmenden fare. Por një gjë është e qartë, Ramës i duhej loja për ti hedhur hi syve shqiptarëve e për të hequr koalicionet?, tha zyrtari i PD.

Sipas Bylykbashit, pavarësisht manovrave të kryeministrit apo sistemit zgjedhor që do të jetë, fitorja e opozitës është e sigurtë më 25 prill.

?Në zgjedhjet e 25 prillit, të jetë sistemi si të duan, PD e mund PS me Ramën në krye. Kjo nuk ka ekuivok?, u shpreh i bindur Bylykbashi. /A.R, OraNews


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kodi-zgjedhor-bylykbashi-listat-e-hapura-loje-e-rames-per-te-hequr-koalicionet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqn...
Recommended