Report TV -PD: Listat e hapura dhe koalicionet funksionojnë bashkë, si në rastin e Kosovës

  • 4 years ago
TIRANE-Ndryshe nga sa deklaron Edi Rama, Partia Demokratike shprehet e bindur se koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura mund të funksionojnë pa asnjë problem me njëri tjetrin duke marrë shembullin e Kosovës. "Koalicioni që përdorim sot është një formë liste e hapur, ku zgjedhësi përcakton fuqinë e secilës parti. Është e njëjta gjë që po përpiqemi që të bëjmë me këtë propozim. Por Edi Rama kërkon të mbyllë listën e partive. Këto të dyja funksionojnë shumë mirë dhe pa asnjë problem.

Votuesi cakton partinë dhe kandidatin e asaj partie në një fletë votimi, si për partitë brenda apo jashtë koalicionit. Cdo parti e koalicionet del me emër të vecantë. Është teknikalitet i zgjidhshëm lehtësisht, si në Kosovë. Edi Rama në padijen e tij dhe qëllimin tinzar përdor këtë lidhje vetëm me një qëlli, që të zhdukë koalicionet" tha Oerd Bykykbashi.

Recommended