Report Tv-Skandali me Albpetrolin, KLSH kërkon 85 mln eurot e privatizimit nga Berisha
  • 6 years ago
Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Avokaturës së Shtetit të ndjekë urgjentisht rrugët ligjore për arkëtimin e garancisë prej 85 milionë eurosh për privativin e dështuar të Albpetrolit nga qeveria ?Berisha? në 2012. Një vit para se të rrëzohej nga pushteti, Sali Berisha tentoi të privatizonte kompaninë e vetme shtetërore të prodhimit të naftës në Shqipëri, Albpetrol. Procedurat e privatizimit prodhuan një skandal të dyfishtë.

Përpos dështimit të privatizimit, organet kompetente nuk arkëtuan as garancinë e ofertës së paraqitur nga shoqëria ?V.E. PTE Ltd?, e cila u shpall fituese. Ministri dhe zëvendësministri i Ekonomisë i atëhershëm dhanë garanci se 85 milionë eurot e ishin të sigurta, por garancia e kompanisë rezultoi fiktive. Autoritetet i besuan vetëm Patton Boggs, kompania e cila asistoi procesin e privatizimit. Kjo garanci u tha se ishte depozituar në një bankë amerikane. Autoritetet atëherë toleruan edhe faktin se banka nuk ishte mes 50 më të mirave në botë siç kërkonin rregullat duke shpjeguar se ajo kishte potencial financiar. Ndërkaq, 6 vite më pas, Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes raportit të auditimit të Avokaturës së Shtetit, kërkon të nisin urgjentisht procedurat për të mundësuar arkëtimin e 85 milionë eurove në arkën e shtetit.
Recommended