U rrëzua në Ishëm, piloti Guidi kërkon 10 mijë eurot e lëna si garanci për të dalë nga qelia

  • 5 years ago
Piloti italian, Guido Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij privat tip 'Piper' në Ishëm të Durrësit, i ka kërkuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda 10 mijë eurot që ai la si garanci për tu liruar nga qelia.

Kujtojmë se Guidi u la i lirë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e tij për të lënë garancinë pasurore në këmbim të lirisë në janar të 2017. Tashmë Guidi kërkon paratë me pretekstin se Prokuroria nuk ka gjetur prova për implikimin e tij në trafikun e drogës, gjë për të cilën u akuzua kur avioni i tij u rrëzua në Ishëm më 15 shtator të 2016.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se burimet nga Krimet e Rënda kanë konfirmuar se paratë nuk do t'i kthehen pasi janë në pritje të një letërporosie nga Italia ku kërkohet të dihen se kush ishin bashkëpunëtorët e Guidid në udhëtimin turistik ashtu siç pohoi ai.

Ndërkohë Prokuroria ka deklaruar se Guidi gënjen pasi në Shqipëri ka mbërritur për të kryer trafik Kombëtar.

Recommended