PD: KLSH zbuloi kontratën për inceneratorin e Tiranës, do paguajmë 118 mln euro më shumë
  • 5 years ago
TIRANE-Partia Demokratike akuzon qeverinë për vjedhje, manipulim dhe fshehje të vlerës reale prej 296 milionë euro të inceneratorit të Tiranës. Ish-deputetja Jorida Tabaku tha sot në një deklaratë për mediat se KLSH ka zbuluar se në kontratën e miratuar, inceneratori i Tiranës me pronarë të fshehur në parajsa fiskale, ishte deklaruar 118 milionë euro më pak. Tabaku shprehet se me korrupsionin e tij, Edi Rama mban peng integrimin europian. 'Deri tani u ka paguar inceneratorëve fantazmë 44.3 milionë euro' tha ajo ndër të tjera.
Recommended