Report TV - Akuza e fortë e Taulant Ballës: Lulzim Basha merr 2 mld lekë nga oligarkët

  • 6 years ago
Tirane- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit e ftoi kryedemokratin Lulzim Basha të ndalte kërcënimet dhe të jepte përgjigje për ato që mediat shkruajnë për të. Sipas Ballës, kryedemokrati Basha paguhet me 2 mld lekë nga oligarkët, ata që siç tha, i sulmon natën e i ndihmon ditën për llogari të kunatit të tij.

?Dua ti them sot nga kjo foltore mjaft me kërcënime idioteske. Shumë mirë që ke filluar konsulta me publikun, por në media sot ka dalë një fakt shumë domethënës se si Basha paguhet me 2 mld lekë nga oligarkë dhe nuk jep asnjë përgjigje. Janë oligarkë që i sulmon natën dhe i ndihmon ditën për llogari të kunatit të tij'

Taulant Balla
Duke u ndalur tek ligji i Teatrit të Ri për të cilin po diskutohet aktualisht, Balla tha se Basha ka mundësi të fusë tashmë në garë edhe kompani të afërta me të.

Nëse ka pasur merak që ndonjë kompani afër tij të hyjë të konkurojë, le të konkurojë. Pala shtet hyn në interes të mbrojtës publike, asnjë cm tokë publike nuk tjetërsohet tek privati

Taulant Balla

Recommended