Report TV -Tabaku: Tarifa e inceneratorëve, prova e radhës që tregon se Rama zhvat shqiptarët
  • 4 years ago
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur së fundmi se kryeministri Rama që prej vitit 2013 i premton shqiptarëve më pak taksa dhe më shumë punë por që gënjen.

Ajo thotë se ai u premton bizneseve të vogla se do t?u ulë taksat por ndërkohë i detyron të paguajnë taksa e tarifa ekstra vetëm për PPP, pasi Motoja e tij në 7 viteve është ?Vidh dhe takso!?. Tabaku thekson se tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës që tregon se ai zhvat xhepat e shqiptarëve.
Recommended