Ora News - Golem, makina përplas për vdekje vjehrrin dhe nusen. Djali 8 vjeçar në spital

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona humbën jetën dhe një fëmijë mbeti i plagosur në një aksident të rëndë rrugor pranë Malit të Robit në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Këmbësorët, anëtarë të së njëjtës familje, u përplasën nga një mjet i tipit Toyota teksa ndodheshin në anë të rrugës duke pritur autobusin për në qytetin e Beratit. Mjekët raportuan se 8 vjecari është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa policia ndaloi drejtuesin e mjetit shtetasin Halil Koka, 40 vjeç. fillimisht u ndalua shtetasja Ilda Prroj por më pas rezultoi se ajo ka qenë pasagjere dhe në drejtim të mjetit ka qenë 40-vjeccari të cilit i ishte hequr patenta.

Rrugët përgjaken sërish nga një tjetër aksidente me dy viktima dhe një të plagosur duke e çuar bilacin e aksidenteve në 18 fatalitete në 3 javët e shkurtit. Mëngjesin e së shtunës, dy persona të një familje humbën jetën në anë të autostradës në Malit të Robit, pasi u përplasën për vdjekje, ndërsa u lëndua fëmija 8 vjeçar.

Policia identifikoi viktimat Xhemal Pisku dhe Edlira Pisku 69 vjec dhe 34 vjece, vjehrri dhe nusja e djalit. Uniformat blu fillimisht ndaluan 35 vjeçaren Ilda Parroj si drejtuesen e automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin. Por hetimet e mëpasme dhe deklarimet e personave në vendin e ngjarjes, zbardhën dyshimet se makina që shkaktoi aksidentin drejtohej nga shtetasi Halil Koka.

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës. Pas veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja Ilda Prroj, rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.

Fatmirësisht mjekët raportuan se 8 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se humbja familjare është truamatike për të.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-i-rene-ne-malin-e-robit-dyshohet-2-te-vdekur

Recommended