Ora News - Memaliaj, sekuestrohet arsenal armësh dhe drogë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Memaliajt ka sekuestruar një arsenal armësh dhe një sasi prej 5 kilogram kanabis sativa. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik nga policia për arsye hetimi.

Policia sqaron se dy persona po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre. Blutë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur "Përroi i Madh", në fshatin Zhapokikë, Bashkia Memaliaj.

?Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në një zonë me shkurre 4 armë zjarri, përkatësish: Tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë. Gjithashtu, pranë tyre është gjetur dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale, 5 kg?, sqaroi policia e Memaliajt.

Për më shumë lexoni në:
http://145.239.2.153/article/memaliaj-sekuestrohet-arsenal-armesh-dhe-droge

Recommended