Ora News - Memaliaj, informatori u vra 8 orë pas asgjësimit të parcelave me drogë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka shoqëruar 6 persona lidhur me vrasjen një ditë më parë të 43-vjeçarit, Alket Muho në Rabije të Memaliajt.

Vrasja e të dyshuarit si informator të policisë së Tiranës ndodhi pasi kishte denoncuar më parë disa parcela me hashash.

Burime prane grupit hetimor thanë per Ora News se disa kohe më parë, viktima ka informuar SHÇBA-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash në zonën e Memaliajt.

Pas kësaj, SHÇBA e Tiranës, më 4 shtator, ka informuar policinë lokale për të ndërhyrë në vendin e sinjalizuar për kultivimin e drogës.

Më datë 6 shtator me urdhër nga Tirana, policia lokale ka ndërhyrë në fshatin Gllavë dhe ka asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike, me rreth 4.800 bimë duke vënë në pranga dy persona.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-informatorit-te-policise-nga-profesioniste-6-te-shoqeruar

Recommended