RTV Ora - Memaliaj, djali vret të atin me sëpatë
  • 5 years ago
#rtvora

Një krim në familje ka tronditur fshatin Shalës të Memaliajt. Raportohet se djali ka vrarë të atin me sëpatë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 pas një sherri verbal mes 32-vjeçarit, Arjan Shahaj dhe babait të tij, Iljaz Shahaj brenda banesës.

Më pasi i riu ka marrë sëpatën dhe ka goditur me sëpatë 65-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Gazetarja e RTV Ora, Entiola Bundo raporton se në momentin e sherrit ata ishin vetëm në banesë.

Pas dëgjimit të konfliktit, kanë qenë fqinjët të cilët lajmëruan policinë, por pa arritur të parandalojnë krimin.

Pas vrasjes së të atit, Arjani Shahaj është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/djali-vret-babin-me-sopate

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended