Ora News - Babai i të miturës së abuzuar nga ish-roja i shkollës: Të kalbet në burg ose do ta vras!
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Babai i vajzës 15 vjeçare të abuzuar seksualisht dhe shtantazhuar me video intime nga ish-roja i shkollës 9-vjeçare në Paskuqan ka treguar se 6 muaj më parë u vu në dijeni të videove që qarkullonin nëpër telefonë me protagonistë vajzën e tij minorene dhe Abaz Dokun.

Menjëherë pas kësaj ai kishte pyetur të bijën e cila i kishte konfirmuar se prej tre vitesh ai abuzonte me të duke i bërë presion dhe kërcënuar për të mos i treguar familjes.

Përballë këtij skandali dhe halli të rëndë që i ka rënë mbi supe ai kërkon nga shteti të vërë drejtësi dhe ta kalbë në burg Dokun, në të kundërt ai thotë se do të bëjë vetëgjyqësi.

Në trysninë edhe të opinionit pas denoncimit, pasi lagjia në Babrru ku jeton janë vënë në dijeni të ngjarjes, ai kërkon ndihmë nga shteti që ta strehojnë diku tjetër.

Babai: I jepte karamele, 100 lekëshe, i thashë o babë mos të ka ngacmuar. Jo tha. Këtu ishte nusja e vetë dhe djali.Katër vjet kjo punë. Më pas në gjimnaz më thotë njëri para 6 muajsh shiko telefonin, roja Abaz Doku ka shkuar me fëmijë tat.Çfarë thua i thashë?! E pyeta vajzën: E vërtetë është kjo punë? Po tha, ka tre vjet që ai ka pasur një biçak dhe një tub gome dhe i bënte presion mos i thuaj gjë babait, mamit dhe vëllait.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/babai-i-te-mitures-se-abuzuar-nga-ish-roja-i-shkolles-tregon-si-u-vu-ne-dijeni-videot-intime-te-kalbet-ne-burg-ose-do-ta-vras

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended