Depo armësh në Pezë Helmës, tritol, automatikë dhe drogë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia ka arrestuar tre shtetas mbrëmjen e të mërkurës, dy prej tyre vëllezër, si dhe ka sekuestruar 17 kallëp tritoli, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.Shtetasit e arrestuar janë:- Kastriot Gazidede, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)- L. A, 45 vjeç, banues në Shtish.Dy shtetasit e parë, u arrestuan në Pezë Helmës, pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip ?Mercedes Benz?, ku u gjetën dhe u sekuestruan 17 kallëp tritoli, një armë zjarri automatik dhe 1.2  kg lëndë e Cannabis Sativa.Ndërsa shtetasi me inicialet L.A., 45 vjeç u arrestua pasi gjatë një kontrolli të uushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Recommended