Nxënësit e Pezë Helmës mësim me 4 turne në Vaqarr,PD: Rama dhe Veliaj gënjyen, shkolla s'u rindërtua

  • 3 years ago
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë premtuar që do të bënin rindërtimin dhe viti i ri shkollor nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankën e shkollës tek shkollat e rindërtuara, por sipas saj një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Zhupa ka shkuar për të biseduar me prindërit dhe nxënësit e shkollës në Pezë Helmës, e cila u shemb si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Ajo tha se megjithëse ishte premtuar që shkolla do të përfundonte në shtator, nxënësit do të transferohen në shkollën e Vaqarrit, ku për të shukuar nevojitet transport publik ose me makinë provate.

Recommended