Vit i ri i vështirë për nxënësit në Krujë me 13 shkolla të dëmtuara, Masha: Mësim me turne

  • 3 years ago
KRUJË- Mësimi në vitin e ri shkollor në Krujë do të zhvillohet në 24 shkolla me turne, pasi 13 janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.

Kruja dhe Thumana janë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku 1690 nxënës janë të detyruar të spostohen në shkolla të tjera dhe numri do të ketë një rritje të ndjeshëm duke e bërë më të vështirë respektimin e masave kundër pandemisë së COVID-19. Një pjesë e shkollave është dezinfektuar dhe janë vendosur vijëzimet për të lehtësuar mbajtjen e distancës.

Recommended