Report TV - Rikonstruksioni me vonesë, shkolla 9 vjeçare në Krujë nuk është gati për nxënësit
  • 6 years ago
Shkolla 9 vjeçare në fshatin Kurcaj të Krujës nuk është gati për të pritur nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo shkollë në muajin nëntor të vitit 2017 pësoi dëmtime serioze, pasi tavanet u shembën në disa klasa, duke rrezikuar seriozisht jetën e nxënësve.

Pavarësisht se kanë kaluar 10 muaj që nga dëmtimi i saj, rikonstruksioni i shkollës ka filluar vetëm 2 javë më parë. Si pasojë e mos përfundimit të rikonstruksionit në kohë, të kësaj shkolle, mësimi do të zhvillohet në dy turne në ambientet e marra me qira.

Në rrethin e Krujës nuk mungojnë edhe shkollat qe po mbyllen për shkak te mungesës se nxënësve. E tillë është edhe shkolla në fshatin Murqinë të Krujës. E gjithë kjo anomali ka ndikuar tek nxënësit por edhe tek mësuesit pasi mësimi me dy turne dhe mbipopullimi i klasave ndikon në nivelin e mësimit.
Recommended