Ora News - Regjistrimet në gjimnaze, kërkesa e lartë në Tiranë, mësim me turne në dy shkolla
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkollat 9 vjeçare "Vasil Shanto", "Dora D'istra dhe "Isa Boletini", në këtë vit të ri shkollor do të kalojnë vetëm në turn të parë.

Mbingarkesa e tyre është ulur për shkak të zgjerimit të kapaciteteve të tyre, ndërtimit të institucioneve të reja arsimore.

Drejtorja e DAR Tiranë, Arjola Byzyka, thotë se me turne do të mbeten gjimnazet "Ismail Qemali" edhe për shkak të ndërhyrjes në infrastrukturë dhe "Sami Frashëri" që përballet ende me kërkesa të larta për të vazhduar mësimin në të.

Byzyka: Si vjet kemi edhe tre institucione të reja që kalojnë paradite si shkolla "Vasil Shanto", "Dora D'istra dhe "Isa Boletini", që pas rikonstruksionit kanë fituar edhe mjedise të reja, nuk do të jenë më me dy turne, por me një turn.
Tirana nuk ka ndryshuar trendin e shkollave të pëlqyera, pavarësisht se autoritetet arsimore kanë garantuar se monitorimi për standarde është i njëjtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/regjistrimet-ne-gjimnaze-kerkesa-e-larte-ne-tirane-mesim-me-turne-ne-dy-shkolla
Recommended