Regjistrimet nëpër shkolla, interesim i lartë në drejtimet profesionale

  • 5 years ago
Këtë vit shkollat e mesme profesionale po fitojnë terren përkundrejt gjimnazeve, sa i takon interesimit të nxënësve për t?u regjistruar. Madje në Shkollën e  Mesme Profesionale ? Marija Kiri Sklodovska? ku ka shumë drejtime me perspektivë, për herë të parë ndodhë që numri i nxënësve që kanë aplikuar për t?u regjistruar të jetë tre herë më i lartë se ai i viteve të kaluara. Drejtori i kësaj shkolle, Blerim Nebiu, thotë se nga 272 nxënës, në afatin e parë kanë aplikuar 210. Sipas tij, disa drejtime, si ato të shëndetësisë preferohen shumë, gjë që do t?i shtyjë që të kërkojnë nga Ministria e Arsimit që t?u japin edhe dy paralele, pra nga 6 në 8. Interesim i lartë vërehet edhe në shkolla e tjera profesionale. Ndjekja e mësimeve në këto shkolla ka shumë avantazhe, sepse krijohet një kuadër që në tregun e punës mungon, thotë Vullnet Iseni- ndihmës drejtor në shkollën e mesme profesionale?8 Shtatori?.

Recommended