Shkolla profesionale, “8 shtatori”, financim përmes prodhimit

  • 5 years ago
Shkolla e mesme profesionale ?8 shtatori? në Shkup do të jetë e para në vend e cila pritet të vet financohet përmes prodhimit të produkteve nga hekuri dhe plastika. Plan programi i shkollës dhe kapacitetet brenda saj mundësojnë që në këtë shkollë të prodhohen rrethoje prej metali, shporta për mbeturina, tabela për rrugë, varëse rrobash prej plastike e gjësende tjera. Drejtori Kenan Hasani tha se kjo do të jetë mundësia e fundit për të tërhequr filloristët që të regjistrohen në këtë shkollë profesionale e cila viteve të fundit thuajse nuk ishte në interes të semimaturantëve. Ai kërkoi nga kompanitë e ndryshme edhe bursa për nxënësit e shkëlqyeshëm dhe vende të sigurta të punës pas përfundimit të shkollimit.

Recommended