I vuri gjobë, kërcënohet polici/ Mesazh i të riut përmes rrjeteve sociale.

  • 3 years ago
Një oficer policie në kryeqytet është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një i ri tashmë i vendosur nën hetim nga prokuroria. I dyshuari identiteti i të cilit për shkaqe hetimore identifikohet nga hetuesit si shtetasi S . Ogici i shkroi oficerit të policisë së Tiranës frazën ? të hudh në erë !? . Kërcënimi mendohet se ka lidhje me detyrën e oficerit .


Burimet e prokurorisë së kryeqytetit shpjegojnë se hetimi është regjistruar për veprën e kanosjes për shkak të detyrës dhe për këtë shkak janë administruar edhe të dhënat kompjuterike të llogarisë së facebook që i përket oficerit denoncues me inicialet E. R 32 vjeç dhe gjithashtu edhe llogaria e Ogicit.

Oficeri që shërben në një komisariat në Tiranë dëshmon se kërcënimi ka lidhje me detyrën , pasi ai nuk ka asnjë konflikt tjetër.

?Jam i bindur se një shtetasi me këtë mbiemër mund t?i kem vendosur një gjobë pra mase administrative, por nuk mbaj mend kohën, natyrën e shkeljes apo personin? thekson para hetuesve efektivi i policisë.

Burimet e prokurorisë shtojnë per TopChannel se janë kryer këqyrjet në sistemin TIMS për të konfirmuar nëse egziston apo jo një person me identitet të tillë , ndërkohë që komunikimet elektronike të të dyshuarit që shfaqet në facebook si admirues i automjeteve luksoze janë ekspertuar nga specialistet kundër krimeve kibernetike .

Teksa edhe policia është vënë në kërkim të kërcënuesit, oficeri i policisë që kërkon hetime pas ndihet i rrezikuar për jetën sipas burimeve është këshilluar nga prokurorët që mos ta mbyllë llogarinë e tij në facebook.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Polici#Kercenohet#TopChannel

Recommended