'Mos e ndani Shqipërinë'/ Aktori Mirush Kabashi mesazh politikës përmes vargjeve patriotike
  • 5 years ago
Aktori i njohur Mirush Kabashi përmes vargjeve të njw poezie patriotike ka përcjellë një mesazh në formë apeli për politikën shqiptare në këto kohë krize dhe protestash nga opozita.

I pranishëm në Fier në një aktivitet në kuadër të muajit të Ramazanit që nis të hënën, ai u shpreh se shoqërisë sonë i mungon besimi dhe kjo e ka bërë shoqërinë që të harrojnë vlerat shpirtërore.

Aktori theksoi se nuk është ligji, por morali ai që e mban shoqërinë dhe ligji është për raste ekstreme. "Politikanët tanë fshihen duke treguar unitetin e fesë por janë të parët janë që nuk e zbatojnë dhe kanë zgjedhur konfliktualitetin" tha ai, ndërsa më pas recitoi vargjet.
Recommended