Imzot Frendo mesazh politikës: Jo dhunë, por dialog, uluni bashkë se po ikin të rinjtë
  • 5 years ago
Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë Krishtlindjen. Kjo ditë simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa në Tiranë kulmoi me meshën e mbajtur në katedralen e Shën Palit në mesnatë.

Besimtarët u lutën për paqe, mbarësi e dashuri. Imzot George Frendo bëri apel për dialog dhe jo dhunë, ndërsa kishte një mesazh për politikanët nga të dy krahët që të bashkëpunojnë për të mos lejuar të rinjtë që të mos largohen nga Shqipëria.

Ndërkohë që festën e ka uruar edhe politika, nga Presidenti Ilir Meta, te kryeministri Edi Rama, lideri i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Në Shqipëri Krishtlindja festohet edhe nga jo të krishterët, pasi është një nga festat më të pëlqyera nga të gjithë.
Recommended