Top News - Apeli i fortë i imzot George Frendo/ ‘Kujt i bëhet vonë’!

  • 3 years ago
Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, disa muaj përpara zgjedhjeve ka dhënë një mesazh të fortë për politikanët e Shqipërisë.
Frendo shkruan se duhet të marrë fund sistemi i korruptuar, duke shtuar se të varfërit dhe ata që kanë nevojë më së shumti duhet që të mbështeten më së shumti.
Ai, pasi pasqyron disa realitete nga Shqipëria, iu bën apel politikanëve që të mund të ndryshojnë panoramën e zhymtë që mbizotëron në vend, ku nëpërkëmbet i varfëri.
Në postimin e tij në faqen zyrtare në facebook, George Frendo shtron disa pyetje, e mbi të gjitha atë se kush e vret mendjen për të varfrit?
Është turp i madh kur njerëz, nga të cilët varet e ardhmja e shumë njerëzve të mjerë, nuk japin atë që kanë për detyrë të japin, pa marrë para; dhe është poshtëruese kur njerëz, që janë në varësi nga të tjerët, nuk marrin atë që kanë të drejtë të marrin pa paguar para.
?Kam dëgjuar për disa profesorë në një universitet që nuk japin një notë të mirë në provim përveçse kur studenti iu ka paguar lekë. Kjo jo vetëm është një padrejtësi e madhe, por është edhe një njollë shumë e shëmtuar për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Dhe në këtë mënyrë po u jepen diploma personave që nuk i meritojnë, ndërsa iu mohohen atyre që i meritojnë. Një situatë e tillë inkurajon korrupsionin, e kështu shoqëria e nesërme do të jetë ende më e korruptuar sesa shoqëria e sotme.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GeorgeFrendo#Apel#TopChannel

Recommended