Ora News – Imzot George Frendo pason Rrok Mirditën: Do jem epror i mirë, jam i sinqertë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Imzot George Frendo është emëruar nga Vatikani si ipeshkv i ri i Dioqezës Tiranë-Durrës. Frendo zëvendëson imzot Rrok Mirditën 11 muaj pas ndarjes së tij nga jeta në dhjetor të 2015.
Nga sot Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës ka një ipeshkv të ri, imzot George Frendo.
Njoftimi për emërimin e imzot George Frendos është bërë në ambientet e kishën së Shën Palit. Emërimi i tij u prit me duartrokitje dhe entuziazëm.
Në fjalën e tij të parë, përmes batutave Monsenoir Frendo premtoi se do të jetë një epror i mirë dhe se do të ndjekë rrugën e mirë që ka shtruar paraardhësi i tij.
Frendo: U desh te kalonin me shume se 11 muaj per te gjetur nje ipeshkv te ri. Premtoj se do jem nje epror i mire sepse jam i sinqerte. Këto muaj nuk kane qene te lehta, madje nuk ishte as e lehte te merja vendimin per te pranuar detyren e re.I lutem Zotit te me beje te forte dhe te drejte per te sherbyer ne kete detyre. Faleminderit per respektin qe keni treguar ndaj meje ne keto vite. Do ndjekim te mirat e rruges qe shtroi imzot Rrok Mirdita.
Marja e detyrës zyrtare nga Frendo do të bëhet përmes një ceremonie të posaçme në datën 3 dhjetor, ndërsa një ditë para saj kisha do të shtrojë një drekë për gjithë të varfrit.
Dioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës nuk kishte drejtues prej 11 muajsh kohë, kur u nda nga jeta imzot Rrok Mirdita.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/imzot-george-frendo-arqipeshkvi-metropolitit-i-arkidioqezes-tirane-durres/

Recommended